×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Largimi i kryetarëve në Veri, Qeveria ia ndan KQZ’së mbi 250 mijë euro

    Insajderi
    22 March 2024 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

    Aty ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252,004 euro për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte marrë vendim që më datën 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

    Votimi do të zhvillohet në Mitrovicë të Veriut, Zveëan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pas peticionit që KQZ e cilësoi të sukseshëm, ku 20 % e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë, nënshkruan peticionin tashmë të verifikuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark