×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Largimi i të riut nga FSK për shkak tatuazhit – reagon ashpër tatu artisti nga Prishtina: Ekziston rreziku të mbesim pa ushtarë për shkak këtij “ligji”

    Insajderi
    19 September 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ermelind Kastrati, një i ri nga Gjilani po thotë se është larguar në Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh. Kastrati tregon se urdhri për ta liruar kazermën iu është dhënë edhe rreth 12 personave të tjerë, për shkak të tatuazheve që mbajnë.

    Për këtë ka reaguar tatu artisti i njohur nga Prishtina, Alaudin Murturi i cili e ka kritikuar ashpër këtë veprim të marrë nga FSK.

     Murturi ka thënë se në rrugëtimin e tij si tato artist nuk ka dëgjuar se ndonjë vend demokratike apo edhe diktatorial ua ka ndaluar tatuazhet.  

    “Mund të vendosen disa rregulla si: pjesët e dukshme të trupit të mos kenë tatuazhe, apo të janë të mbuluara me uniformë gjatë kryerjes të detyrës POR KJO QË KA NDODHUR SOT TE NE ME NJË USHTAR TË FSK-së, është plotësisht në kundërshtim me të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar Murturi në Facebook përcjell Insajderi.

    Mes tjerash ai përmend që trendi i bërjes së tatuazheve është në rritje e sipër, dhe potencialisht nëse ky “ligj” mbetet në fuqi ekziston rreziku që Kosova të mbesë pa ushtarë.

    Në fund të shkrimit të tij, ai ka edhe një lutje për ata që e përpiluan këtë rregull.

    Reagimi i plotë i Murturit:

    10 vjet përvojë pune, 10 vjet punë me klientë nga shumë shtete, një pjesë e tyre nga ushtritë e vendeve të ndryshme tē botës dhe asnjëherë nuk dëgjova që shteti nuk mundet m’i marrë në punë, apo ua ndalon të punuarit atyre që kanë tatuazhe në trupin e tyre.

    Në rrugëtimin tim si tattoo artist nuk dëgjova se një vend demokratik, madje as në ato diktatoriale, nuk i lejon ushtarët të kenë tatuazhe. Kush e shpiku këtë rregull te ne, ku janë bazuar apo në cilin vend të botës e kanë hasur një gjë të këtillë? Mund të vendosen disa rregulla si: pjesët e dukshme të trupit të mos kenë tatuazhe, apo të janë të mbuluara me uniformë gjatë kryerjes të detyrës POR KJO QË KA NDODHUR SOT TE NE ME NJË USHTAR TË FSK-së, është plotësisht në kundërshtim me të Drejtat e Njeriut. Çdo njeri mund të ketë tattoo, nuk mund të ndërhyhet në gjëra personale dhe pikë. Te ne kemi një numër gjithnjë në rritje të njerëzve që po bëjnë tattoo dhe ky trend nga viti në vit vetëm sa po rritet. Dhe si po shkojnë gjërat numri i të rinjve dhe të rejave me tatuazhe do të jetë shumë i lartë në vitet pasuese.

    Paramendojeni të mbetet në fuqi ky rregull absurd e pas disa viteve të rrezikohet që të mbesim pas ushtarë e ushtri.

    Andaj i lus përpiluesit e këtij rregulli, “ligji” që të konsultohen me njerëz adekuat, ekspertë të fushës dhe profesionistët dhe të marrin si shembuj shtetet demokratike dhe ta aplikojnë një gjë të tillë në Kosovë, por assesi të ketë një ligj të tillë që nuk e kanë as shtetet diktatoriale!

    Më poshtë gjeni edhe disa prej punimeve që ua ka bërë Murturi, ushtarëve të ndryshëm:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark