Videoklipi i Era Istrefit është larguar nga kanali i kompanisë “Nesër”, duke humbur kështu 30 milionë shikimet e mbledhura.
Hiti “Bonbon”nga Era Istrefi, dhe gjithë karriera e saj nga tash e tutje është nën përkujdesje të Sony Music, të cilët do të bëjnë që këngët e erës të kthehen në hite botërore.
Kështu, videoklipi i hitit më të fundit nga Era ka humbur 30 milionë shikimet e mbledhura, pasi është fshirë nga kanali muzikor ‘Nesër’ dhe tani gjendet vetëm në ‘Ultra Music’, kanalin evropian me 5 milionë ndjekës, transmeton lajmi.net.
Kjo pasi që Era ka nënshkruar kontratë me ‘Sony’, të cilët do të promovojnë videoklipin në nivel ndërkombëtar./lajmi.net