×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Largohet nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i të vrarit sot nga aksioni i Policisë

    Insajderi
    30 November 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është larguar nga vendi i ngjarjes trupi i pa jetë i personit të vrarë sot nga Policia e Kosovë i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot ka zhvilluar aksionin për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

    Sipas njoftimit për media gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë.

    Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Policia e ka arrestuar të dyshuarit e tjerë për përfshirje në grabitjen e armatosur në Suharekë, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli. Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të enjten në Prishtinë.

    Më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic. Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.
    Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.
    Të dy të dyshuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur.

    Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark