×
  • Lajme
  • Aktuale

    Largohet opozita, ndërpritet sërish seanca

    Insajderi
    05 October 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit ku pritej të votohej një varg Marrëveshjesh Ndërkombëtare.

    Kësisoj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër.

    Krahas ratifikimit të disa Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark