×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Largohet shenja me mbishkrimin “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë ndaj serbëve”

    Insajderi
    12 April 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tabela me mbishkrimin “Forcat speciale të Kurtit qëllojnë ndaj serbëve”, e cila ishte vendosur mëngjesin e sotëm pranë rrugës kryesore në Zveçan afër urës së Bistricës, është hequr gjatë ditës.

    Siç njofton ekipi i Kosova Online nga vendi i ngjarjes, me shumë gjasa tabela është hequr nga një patrullë e Policisë së Kosovës, e cila ndodhej aty afër.

    Ndryshe, sot në postbllokun e policisë pranë urës së Bistricës janë parë tri vetura zyrtare.Shenja është vendosur mbrëmë pranë pikës së kontrollit të njësive speciale afër urës së Bistricës në Zveçan, jo shumë larg vendit ku dy ditë më parë u plagos me armë zjarri qytetari serb Milan Jovanoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark