×
  • Sport
  • Sport

    Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

    Insajderi
    25 March 2023 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Laura Fazliu i ka fituar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.

    Në finale, xhudistja jonë u mposht nga britanikja Lucy Renshall në kategorinë deri në 63 kilogramë.

    Fazliu fillimisht e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.

    Në çerekfinale, 22-vjeçarja eliminoi edhe kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.

    Laura e mposhti pa problem në gjysmëfinale xhudisten nga Australia, Katharina Haecker, duke triumfuar për 25 sekonda me Ippon.

    Në finale, xhudistja Fazliu u mposht nga Lucy Renshall në Golden Sccore, duke i sjell Kosovës medaljen e tretë të argjendtë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark