×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Lazdran, pishpirik i Ferizajit”, Fatmir Limaj me fjalë të rënda për Hekuran Muratin

    Insajderi
    16 October 2022 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti madje i është drejtuar me fjalë të rënda ministrit, Hekuran Murati.

    Limaj tha se në Qeveri ka analfabeta. Ai në emisionin Kojshia Show, ka akuzuar Qeverinë Kurti, se për shkak të mos futjes në treg të 700 milionë eurove të buxhetit të Kosovës, Kosovës ia kanë humbur 184 milionë euro nga inflacioni.

    “Qeveria Kurti me ata dy pëllumbat e vet që i ka aty, a i ke pa do që duken me mendje të ndritur , analfabeta, ai pishpiriki i Ferizajt, Hekuran Murati, 184 milion euro, prej 700 milionëve iu kanë zhvlerësua Kosovës, se inflacioni i ka hëngër. 700 milionë euro nuk e kanë vlerën që e kanë pasë në fillim të vitit. 184 milion euro iu kanë humbur qatyne 700 milionëve brenda vitit”, tha Limaj.

    Ai ka thënë se kjo bëhet nga njerëz të pa aftë dhe të dijshëm duke e quajtur ministrin Murati lazdran.

    “Po ku e din bre ku ka erë Hekuran Murati se çka është shteti, çka din ai çka osht shteti. Ai është një djalë lazdran, me ato fjalë, me ato shpifje, me ato sjellje që ka ba, prej veteranëve të UÇK’së e deri te sjellja me grevistët. Po veç Kosova bre e banë atë”, është shprehur Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark