×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK: Asamblistët e AAK-së e PDK-së kundër vendosjes së shtatores së presidentit Rugova në Suharekë

    Insajderi
    15 December 2022 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, Shefket Kolgeci  ka thënë se dy partitë në pushtet atje AAK e PDK po refuzojnë vendosjen e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në sheshin e kësaj komune.

    Kolgeci ka konfirmuar për Insajderin se mbledhja e sotme e jashtëzakonshme ka dështuar të mbahet për shkak se asamblesitët e AAK-së e PDK-së nuk kanë marrë pjesë.

    Sipas tij ata po refuzojnë të votojnë pro iniciativës së tyre si LDK për vendosjen e shtatores së Rugovës.

    Shefket Kolgeci – LDK

    “Nuk do mend që e kanë refuzuar, ata nuk janë pro vendosjes së shtatores së Ibrahim Rugovës në qytetin e Suharekës. Ne i kemi pasur 2-3 tentime sot ata e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, kryesuesi është arsyetu se ne i kemi bërë ftesë asamblistëve por ata nuk kanë ardhë, pra opozita nuk kanë ardhë komplet. Nga LDK kemi qenë 9 edhe 3 të VV-së 12 gjithsej, kryesuesi ka ardhë sa për me udhëheq mbledhjen e fillojë dhe e mbyllu aty se nuk ka pasur kuorum”, ka thënë ai për Insajderi.

    Kjo nuk është hera e parë që LDK në Suharekë ka tentuar ta realizojë këtë iniciativë. Kolgeci thotë se rrugës hasën edhe në probleme tjera.

    “Ne kemi hequr me shti në rend të ditës për seancë të rregullte, e kemi propozu ata e kanë refuzu na 9 asamblistët  e LDK-së kemi qenë pë rata kanë qenë kundër e për shkak të saj nuk kemi mundur as rend të ditës me fut, prandaj e kemi kërkuar këtë seancë të jashtëzakonshme, edhe kjo na u bojkotua nga AAK e PDK”, deklaroi asamblisti i opozitës atje.

    I pyetur nëse ai personalisht e ka pyetur kryetarin, Bali Muharremaj për këtë refuzim të vazhdueshëm ai ka thënë se “Kryetari nuk ka qenë në mbledhje e sotme, për një herë që e kam pyetur ka thënë nëse kalon në asamble mirë nëse s’kalon jo. Qitne rend ditës e shohim”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

    Kolgeci ka thënë se si Lidhje Demokratike nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

    Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

    /GazetaInsajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark