Lidhja Demokratike e Kosovës po radhitet e katërta në Komunën e Rahovecit me 1.129 vota ose 12,99 për qind, teksa Vetëvendosja po prin e para me 3.735 ose 42.97 për qind.
Ndërkaq, pas LVV’së qëndron AAK’ja me 1.731 ose 19.91 për qind si subjekti i dytë politik në këtë komunë, teksa PDK’ja e treta me 1.577 vota ose 18,14 për qind.
Deri më tani, janë numëruar 45,33 për qind e votave të rregullta për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Kandidati për kryeministër nga LDK’ja vjen nga Rahoveci.