×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    LDK-ja sot organizon tryezë për projektbuxhetin e vitit 2024, Hoti: Kjo qeveri s’ka lënë asnjë shenjë në ekonomi

    Insajderi
    15 November 2023 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ora 14:00 do të organizojë tryezë diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2024.

    Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, të ftuar në këtë tryezë janë odat ekonomike, sindikatat, shoqëria civile dhe ekspertë të ekonomisë.

    “Me buxhetin e vitit 2024, kjo qeveri ka menaxhuar katër buxhete vjetore, në vlerë prej mbi 11 miliardë euro dhe nuk lanë asnjë shenjë në ekonomi”, ka shkruar Hoti ne Facebook.

    Tryeza do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark