×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Nagavcit

    Insajderi
    22 August 2023 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie ku tema kryesore ka qenë vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e librave shkollorë nga prindërit.

    Jehona Lushtaku-Sadriu e cila foli në konferencë tha se kjo nuk mund të prezentohet si e favorshme.

    Tutje sipas Lushtaku-Sadriut, qeveria ngarkoi prindërit dhe e shkeli ligiin.

    Sipas saj ky vendim shtetit të Kosovës do t’i kushtojë të paktën 20% më shtrenjtë.

    “Konstatojme se Qeveria, MASHT dhe Nagavci e kanë rrezikuar sistemin e arsimit. Miliona ore kishin humbur vitin e kaluar duke mos u zevendesuar asnjëherë. Në fund kërkojmë dorëheqjen e Nagavcit, për shkak të shkeljeve të ligjit dhe anarkisë”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark