×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rritja e çmimit të energjisë, LDK: Të ulët tatimi në zero për faturat e energjisë

    Insajderi
    31 March 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besian Mustafa në emër të LDK-së ka kritikuar ashpër qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë. Ai është shprehur se kjo rritje e çmimeve nuk ka ardhur në një kohë të mirë për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

    ’E tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik dhe as në sektorin privat dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 106 milionë euro‘’ tha ai.

    Ndërkaq mburrjet e qeverisë për investimet kapitale ai i ka quajtur dështime ekonomike dhe veprimet e tyre i ka cilësuar si shtrydhje financiare të familjeve kosovare.

    Shto kësaj faktin se vitin e kaluar investimet kapitale ishin realizuar për vetëm rreth 60 për qind, ndërsa qeveria mburret se i kanë tepruar qindra miliona euro dhe ju krijohet një pamje e qartë e dështimeve ekonomike të kësaj qeverie dhe të shtrydhjes financiare të familjes kosovare” shtoi Mustafa.

    Ai u shpreh kritik ndaj ekzekutivit për mos investimet në krijimin e kapaciteteve të reja në energji.

    Për të keqësuar edhe më tej gjendjen në sektorin e energjisë kjo qeveri për dy vite nuk ka investuar as një cent të vetëm në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim të çmimit të rritur të energjisë nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë. Investimi i këtyre milionave në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese është e vetmja zgjidhje afatgjatë e qëndrueshme. Për më keq procesi i remonteve të KEK-ut ishte vonuar shumë gjatë këtyre dy viteve duke ulur ndjeshëm prodhimin vendor dhe duke rritur nevojën për import të energjisë me çmime tejet të larta”, u shpreh Mustafa.

    Përkitazi me këtë, ai dha edhe një rekomandim ndaj qeverisë për tejkalim të krizës energjetike.

    “Janë bërë dy vite që i sugjerojmë qeverisë një gjë të tillë. Në rastin e energjisë elektrike ka qenë zvogëlimi në zero i TVSh-së në faturat e energjisë”, theksoi Mustafa.

    Ndërkaq, tha se i vetmi vend ku qytetarët e kanë parë ndryshimin e Qeverisë Kurti është në faturat e tyre të energjisë, duke iu ardhur gjithnjë e më të shtrenjta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark