Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk ka ndonjë informacion për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.
LDK thekson se të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.
Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.