×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    LDK rithekson se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen

    Insajderi
    07 February 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar rreth pranimit të propozimit evropian nga Albin Kurti.

    Ata kanë thënë se ripërsërisin edhe njëherë qëndrimin e LDK-së, ku nuk duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen për Kosovën.

    “Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, thuhej në komunikatë.

    LDK kërkojnë raportim të kryeministrit Kurti në Kuvend për dialogun

    “LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, thuhej tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark