×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK u rikthehet akuzave për vrasjet e pasluftës, akuzon PDK-në

    Insajderi
    28 May 2017 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zbardhja e vrasjeve politike ishte kërkuar me kembëngulje nga Isa Mustafa dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet qëndrore më 2014.

    Por, pas ardhjes në pushtet këto kërkesa janë lënë në harresë nga krerët e partisë, të cilët krijuan koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës(PDK).

    Pikërisht me PDK-në që tashmë udhëhiqet nga Kadri Veseli, ndaj të cilit hedheshin akuzat për vrasjet e aktivistëve të saj. Veseli akuzohej për kohën sa ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

    E LDK u është rikthyer sërish këtyre akuzave ndaj PDK-së. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri ka përmendur sot akuzat ndaj PDK-së për vrasjet e aktivistëve të LDK-së pasluftës.

    Haziri në një tubim me qytetarë në Gjilan, ka thënë se PDK do t’i bartë në qafë këto vrasje, derisa të zbardhet e vërteta. Ka thënë se disa kolegë të tij të LDK-së e kanë pësuar pas përfundimit të luftës.

    “Më vjen keq që disa kolegë të mi e kanë pësuar dhe ende drejtësi për ta nuk është bërë nuk është koha tash me përmend veç me ja kujtu që në qafë ton jetën kanë me i bart derisa të zbardhen”, ka thënë Haziri, njofton Koha.net.

    Haziri deklaroi se pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, qytetarët do të jenë të lumtur me kryeministrin e ardhshëm që sipas tij, do të vijë nga LDK-ja. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark