×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Le Monde”: Pogba është arrestuar

    Insajderi
    15 September 2022 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mathias Pogba është arrestuar nga polica franceze, transmeton Insajderi.

    Vëllai i yllit botëror të futbollit, Paul Pogba, sipas gazetës franceze “Le Monde” është arrestuar së bashku me disa persona të tjerë

    Të martën, Mathias ka qenë në paraburgim ku i është marrë edhe deklarata e tij.

     Më parë, Paul Pogba kishte denoncuar se disa persona i kishin organizuar një skemë për t’i marrë para, ku mes tyre ka qenë edhe vëllai i tij.

    Pogba nuk e ka nisur mirë sezonin me Juventusin, pasi do të operohet pas një lëndimi të rëndë që pësoi në gjurin e djathtë të tij.

    Ylli francez këtë verë është transferuar në Juventus me parametra zero nga Manchester United, si futbollist i lirë. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark