×
  • Sport
  • Sport

    LeBron James, basketbollisti i parë që tejkalon shifrën e 40 mijë pikëve

    Insajderi
    08 March 2024 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    LeBron James është bërë basketbollisti i parë i ligës amerikane NBA që ka shënuar mbi 40 mijë pikë në karrierën e tij.

    Megjithatë, ai e ka përshkruar këtë moment me ndjesi të përziera, pasi në ndeshjen e së shtunës, ekipi i tij Los Angeles Lakers ka humbur kundër ekipit Denver Nuggets.

    “Te jesh lojtari i parë që e arrin këtë, është goxha mirë në këtë ligë. Gjëja kryesore është gjithmonë gjëja kryesore dhe ajo është fitorja”, ka thënë ai.

    James ka qenë në vendin e parë sa u përket pikëve qysh prej shkurtit të vitit 2023, pasi atëbotë e pati kaluar basketbollistin Kareem Abdul-Jabbar, i cili mbante rekordin me 38.387 pikë.

    James është shpallur katër herë kampion i NBA-së dhe katër herë Lojtari më i Vlefshëm, dhe aktualisht është basketbollisti më i vjetër aktiv në ligë.

    Ai ka thënë se nuk e di nëse edhe një tjetër lojtar i NBA-së do të mund të arrijë shifrën prej 40 mijë pikëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark