×
  • Sport
  • Sport

    Leci: Polici më tha se do të arrestohem, pasi i shënuam dy gola Besës

    Insajderi
    02 May 2017 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci ka thënë se polici që e arrestoi atë të dielën në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës, i kishte thënë se arsye për arrestimin ishin dy golat e shënuar të skuadrës së tij ndaj Besës.

    “Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”, ka deklaruar Leci.

    Leci u lirua sot nga Qendra e Paraburgimit në Pejë, pasi u mbajt aty për 48 orë pas arrestimit, raporton Insajderi.

    Në një intervistë me faqen zyrtare të klubit të FC Prishtinës, mbrojtësi ka rrëfyer bisedën me policin që e arrestoi. Leci tregoi se polici i kishte thënë atij se do të mbahej dy ditë në paraburgim, për këta dy gola që shënoi skuadra e tij ndaj Besës, raporton Insajderi.

    “Pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj qështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci.

    Leci tashmë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës që Prishtina do ta zhvillojë gjatë kësaj fundjave. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark