×
  • Showbiz
  • Show

    Ledioni i rikthehet thumbave për Noizy-n

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjithçka ka nisur pak përpara mbrëmjes finale të spektaklit Top Awards në vitin 2016 kur Noizy anuluoi pjesëmarrjen për të udhëtuar në Dubai.

    Gjatë hapjes së spektaklit, moderatori Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: ‘Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.

    E ky koment siç duket nuk i pëlqeu reperit i cili reagoi ashpër ndaj moderatorit nëpërmjet një postimi në Instagram duke thënë: Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për mos të të dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ka shkruar Noizy.

    E pas çdo gjëje të ndodhur mes tyre, dyshja bëri ‘paqe’ me njëri-tjetrin. Të paktën kështu e kemi ditur ne sepse siç duket thumbat e hedhur për njëri-tjetrin nuk do të mbarojnë ndonjëherë.

    Në ‘Prime-n’ e djeshëm, moderatori Ledion Liço është iu shprehur një prej banorëve: Unë nuk e dija çfarë halli ke patur ti me këto ish-repistat, unë kam patur halle të ngjashme kështu që mos e vrit mendjen, siç është ajo shprehja:’rappers gonna hate, potatoes gonna potate’, duke lënë të nënkuptohej se të gjithë atë punë kanë, do të flasin e stër flasin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark