×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda e boksi tregon se kush do të fitojë meçin mes Fury dhe Usyk

    Insajderi
    16 May 2024 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni i madh i peshave të rënda Lennox Lewis, ka folur së fundmi foli për luftën e ardhshme mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

    Si një britanik, Lewis është padyshim i njëanshëm pasi ai do të mbështesë bashkatdhetarin e tij të shtunën në Riyadh të Arabisë Saudite.

    Nëse Fury fiton, do të bëhet boksieri i parë në histori që i mban të katër titujt e mëdhenj të botës, ndërsa Lewis ishte kampion i padiskutueshëm para 25 vjetësh, kur i kishte fituar tre tituj të botës.

    “Tyson Fury mund të fitojë me pikë. Ai është më i madh dhe me duar më të gjata, me lëvizje të mrekullueshme. Të dy kanë lëvizje tejet të mira, të dy duan të fitojë dhe do të jetë meç i jashtëzakonshëm”, ka thënë Lewis.

    Britaniku Fury është 35-vjeçar dhe ka 34 fitoreve e një barazimi në karrierën e tij, ndërsa ukrainasi Usyk i ka fituar të gjitha 21 meçet profesioniste dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark