Sonte do të bëhet tërheqja e shortit për grupet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Tërheqja e shortit do të bëhet në Hamburg, duke filluar nga ora 18:00.
Një prej ish-yjeve të futbollist, Wesley Sneijder, do të jetë i pranishëm në qytetin gjerman.
Madje, ai ka bërë edhe një parashikim për “Euro 2024”, me faqen zyrtare të UEFA-s që e ka publikuar parashikimin e tij.
Sneijder parashikoi që Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.