×
  • Sport
  • Sport

    Legjenda gjermane shpërthen kundër Neymar: Një nga lojtarët më falsë dhe të neveritshëm

    Insajderi
    24 August 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transferimi i Neymar nga PSG tek Al Hilal vazhdon të jetë një element diskutimi, jo vetëm për angazhimin faraonik të brazilianit, i shoqëruar edhe me një sërë shpërblimesh të çuditshme si shofer gjithmonë në dispozicion, garazh supermakinash dhe një vilë të madhe.

    Shumë janë të trishtuar kur shohin një tjetër yll botëror larg Europës, por ka nga ata që janë “mbi hënë” për shitjen e brazilianit. Ky është rasti i Paul Breitner, një legjendë e futbollit gjerman, i cili foli në mikrofonat e rrjetit gjerman BR në mënyrë të prerë ndaj ish-sulmuesit të PSG-së:

    “Faleminderit të dashur sauditë që e bletë Neymar. Një nga futbollistët të neveritshëm dhe fals nën diellin e viteve të fundit. Një nga ata që bëjnë vetëm teatër, që synon vetëm të shtrihet në fushë. E tmerrshme. Neymar është një bakter, një mikrob mashtrues. Fatmirësisht nuk kam pse ta duroj më atë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark