×
  • Lajme
  • Lajme

    Lehona tenton t’i japë fund jetës, 39 vjeçarja në gjendje kritike

    Insajderi
    03 July 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lehonë 39 vjeçare ka tentuar të vetëvritet në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup. Gjendja e saj për momentin është shumë kritike ndërsa në vend se të lëshohet për në shtëpi, ajo qëndron e shtruar në Klinikën për Reanimacion dhe kujdes intensive.

    Drejtoresha e Gjinekologjisë Viktoria Jovanovska tha se pacientja është ankuar për shqetësim psikologjik dhe se ka kërkuar ndihmë nga psikolog pas çka dhe i është dhënë ndihmë psikologjike.

    Jovanovska tha se nuk ka vërejtur diçka shumë shqetësuese tek lehona, pos asaj çka ka refuzuar ta ushqejë me gji djalin e saj të sapo lindur.

    “Gjithkund në botë është e njohur fenomeni që 1 në 10 gra që lindin fëmijë pësojnë një c’rregullim të vogël psikologjik. Megjithatë askund në botë dritaret nuk mbyllen, nuk mundemi që t’i mbajmë pacientet në hapësira të mbyllura sepse ata nuk janë të burgosura. Ne i rekomandojmë shumë lehonave, jo vetëm rastit të fundit që të konsultohet me psikolog, marrë parasysh se ka refuzuar ta ushqejë me gji fëmijën e saj. Ja kemi shkruar dhe në histori se nuk ka dashur t’i jep gji. Shpesh herë ndjehen keq kur iu themi se kanë nevojë për konsulta me psikologë – psikiatër”, deklaroi Viktoria Jovanovska, Drejtoreshë e Klinikës për Gjinekologji – Shkup. /Alsat.mk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark