×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lehtësohet procesi i marrjes së shtetësisë së Kosovës

    Insajderi
    27 December 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës, është miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

    Kurti tha se ky Projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve tona të shtetësisë.

    Ai është shprehur se ky ligj, në veçanti lehtëson fitimin e shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se synojnë të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e proceseve për shtetësinë.

    Ai ka thënë se ligji përcakton kritere të qarta për marrjen, mbajtjen dhe heqjen e shtetësisë, dhe përcakton një qasje të shkallëzuar për marrje të shtetësisë në përputhje me interesat tona kombëtare dhe objektivat e sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark