Hammarby mori fitore të madhe të premten mbrëma kundër Brommapojkarnas në elitën e futbollit të Suedisë.
Loret Sadiku ishte asistues në golin e parë. Mesfushori Sadiku dhe qendërmbrojtësi Edvin Kurtulus e kompletuan ballafaqimin në fitoren 2:1.
Zyrtarë të ish-kampionit të Premier Leagues, Leicester Cityt, ishin të pranishëm për ta parë nga afër ish-mbrojtësin e Kosovës U21.
Kurtulus ishte kapiten i shpresave të Kosovës, ndërsa luajti 12-të ndeshje. Më pas, vendosi ta përfaqësojë Suedinë.
“Nuk e dija. Por është gjë e mirë dhe interesante, natyrisht. Ajo që unë doja ishte të fokusohesha në lojë. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Kurtulus për “Sportbladet”.
Kurtulus u transferua vitin e kaluar te Hammarby nga Halmstadsi. Ka kontratë me Hammarbyn deri në vitin 2025. /Koha/