×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lekaj: Kurti në fushatë i quante heronj minatorët, sot nuk po merret me ta

    Insajderi
    31 October 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, do të duhej që sot të raportonte në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. Por e njëjtat ka munguar.

    Ndaj mungesës së Rizvanollit në mbledhje ka folur anëtari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, shkruan Insajderi.

    “Sot është dashur të vijë patjetër të raportoj Rizvanolli, me na informu për gjendjen. Unë jam i gatshëm të takohem me minatorët, por ky është manipulim i qeverise për ta, për t’i politizuar”, ka thënë ai derisa po kritikonte Qeverinë Kurti për qasjen e tyre ndaj minatorëve.

    Tutje, ai i ka thënë se Kurti nëpër fushata i quante heronj minatorët kurse sot nuk iu shkon as për vizitë.

    “Në fushata kryeministri i thërriste heronj kurse sot nuk shkon t’i vizitojë pas 8 ditësh greve”, u shpreh Lekaj.

    Ministrja është arsyetuar se ka udhëtuar jashtë vendit.

    Minatorët e Trepçës ka tetë ditë që janë futur në grevë ndërkohë kërkesat e tyre vazhdojnë të mos përfillen nga Qeveria e Kosovës.

    Vetëm në 24 orët e fundit mbi 30 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark