×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Lënda” e skandalit në Slloveni ku implikohet Martin Berishaj dhe ku përmendet Kurti në duar të prokurorisë?

    Insajderi
    19 December 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj ka tronditur opinionin politik në disa shtete, por më së rëndi në Kosovë dhe Slloveni. Edhe më tronditëse ishte mbrojtja që i kanë bërë akterët kryesorë të pushtetit në vendin tonë. Por, së fundi një gazetar slloven ka publikuar pretendime shqetësuese që implikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe. Për çka bëhet fjalë?

    Kësaj radhe, raportimi është bërë nga mediumi slloven Pozhareport dhe duket se e thellon edhe më shumë skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadori Martin Berishaj, shkruan Nacionale.

    Por, për më keq në këtë raportim të ri përmendet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Detaje të reja nga hetimi i Golob (kryeministri slloven) dhe i GEN-it: Një pjesë e parave duhej të shkonte në Kosovë, për Kurtin.” – nis raportimi shqetësues.

    Afera e Martin Berishajt kishte shpërthyer mu në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Slloveni gjatë muajit prll – por megjithatë po dëshmohet vazhdimisht se nuk ka qenë thjesht një flluskë në fushatën elektorale të atëhershme, raporton ky medium. Një pretendim të tillë e kishin ngritur figurat kyçe të pushtetit në Kosovë, përfshirë kryeministrin Kurti, shkruan Nacionale.

    Ministrja

    Tatjana Bobnar ishte emëruar ministre e Punëve të Brendshme nga kryeministri i ri Robert Golob më 1 qershor të këtij viti. Golob – ashtu si ambasadori ynë Martin Berishaj – është në qendër të këtij superskandali.

    Por, ministrja Bobnar kishte dhënë dorëheqje disa ditë më parë. Mediat kishin raportuar se raportet e ministres me kryeministrin kishin qenë shumë të këqija kohët e fundit. Bobnar kishte thënë që “politika duhej të ndalonte jashtë dyerve të policisë” duke nënkuptuar se kryeministri Golob dhe shefi i tij – që mbështetej edhe nga Kurti – po kërkonte të bënte emërime politike.

    Burime jozyrtare kanë nënkuptuar që komentet e Bobnarit për interferencën politike (të kryeministrit) ishin një hap larg për Golobin.” – shkruante Euractiv.

    Dhe, pikërisht Bobnar – ish zyrtare policore 53 vjeçare – sipas mediave sllovene del të jetë në qendër të zbulimeve të reja që prekin edhe Kosovën.

    “I gjithë dokumentacioni policor i lidhur me hetimin thuhet të jetë dorëzuar te Zyra e Prokurorit të Shtetit nga ana e Ministres së Punëve të Brenshme, Tatjana Bobnar,” – ka shkruar mediumi slloven.

    Burimet i kanë thënë kësaj gazete se kryeministri slloven do ta kishte shumë të vështirë që ta ndalonte këtë hetim, edhe nëse “do të zëvendësonte gjysmën e policisë”.

    Kurti

    Sipas asaj që raportohet nga gazeta Pozareport, një pjesë e parave nga GEN-i në Beograd kishin shkuar në Kosovë gjatë asaj kohe, më saktë te “rrethi i kryeministrit Albin Kurti, për të cilën gjë, shërbimi i inteligjencës serbe BIA thuhet ta ketë ditur.”

    Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe figura tjera kyçe të pushtetit në Kosovë e kanë mbrojtur në mënyrë mjaft të çuditshme ambasadorin Martin Berishaj për skandalin e madh financiar të tij.

    Ndaj Berishajt ishin hapur hetime nga Prokuroria për mosdeklarim të pasurisë.

    Në këtë skandal financiar raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të.

    Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd.

    Deri tash nuk ka pasur asnjë reagim për këtë thellim skandali nga ana e njerëzve të pushtetit e i cili është publikuar dy ditë më parë.

    Bojan Pozhar që ka themeluar mediumin ku janë raportuar detajet e fundit është shumë i njohur në Slloveni. Ai kishte botuar edhe një libër për ish Zonjën e Parë të ShBA-ve, znj. Melania Trump e të titulluar “”Trump – Rrëfimi i brendshëm: Nga fshati komunist slloven te Shtëpia e Bardhë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark