Insajderi
Lajme

“Lëndë eksplozive” – Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Insajderi
28 November 2023 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Lëndë eksplozive” – Shpërthim i fuqishëm në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi lënde eksplozive që ishte vendosur në ambientet e jashtme të një lokali, në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark