Janë lënduar dy persona gjatë një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur tek “Ura e Gjakut”, ku një veturë është rrëzuar nga kjo urë.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në këtë aksident kanë pësuar lëndime dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në spital për tretman mjekësor”./Insajderi.com