×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen dy persona pas shpërthimit të një granate dore mbrëmë në Veri

    Insajderi
    16 January 2024 - 07:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës, shkruan Insajderi.
    Zëvëndës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

    Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac.

    Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

    “Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark