×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lëndohet me mjet të mprehtë një person në rrugë

    Insajderi
    15 December 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë sonte në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

    Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

    “Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”, ka thënë ajo.

    Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark