×
  • Showbiz
  • Show

    Leonora Jakupi bëhet bashkë me Armend Rexhepagiqin, 5 këngë me 5 videoklipe të mahnitshme

    Insajderi
    11 December 2021 - 00:38
    leonora jakupi albumi
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Leonora Jakupi ka publikuar pesë këngë të reja me pesë videoklipe super të realizuara. Këngëtarja për këto këngë ka bashkëpunuar me Armend Rexhepagiqin e Aida Barakun.

    A kaaloi, Amël, Centin e fundit, Dashnia jeme dhe Hajde nxima, kanë titujt këngët më të fundit që sot ka publikuar këngëtarja Leonora Jakupi me producent Armend Rexhepagiqin.

    Leonora këtyre këngëve iu ka basahkëngjitur edhe pesë videoklipe super të relizuara, në të cilat ajo shfaqet me shumë stil dhe sjell pamje përrallore të bregdetit, përcjell Insajderi.

    Centin e fundit Leonora Jakupi

    E ndërsa për këtë rikthim me mini-album, Jakupi ka bashkëpunuar me miqtë e saj e bashkëpunëtorët e kahamotshmëm me të cilët ka punuar qysh në fillimet e karrierës së saj, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

    Armendi është përkujdesur edhe për produksionin e këngëve, ndërsa Leonora ka zgjedhur edhe dyshen tjetër, Yll Limani e Fatjon Miftari për realizim sa më të përsosur të këtyre këngëve.

    Amel Leonora Jakupi

    Sigurisht, për stilin e saj në videoklipe ajo edhe njëherë ka vendosur të shkojë me bashkëpunëtorët thuajse të përhershëm, Valdrin Sahitin, Sellmën dhe Kacin.

    Kështu, edhe Leonora i është bashkuar trendit për të sjellë mini-albume, që kohët e fundit artistët e estradës sonë i kanë shpeshtuar./Insajderi

    A kaloi Leonora Jakupi
    Dashnia jeme Leonora Jakupi
    Hajde nxima Leonora Jakupi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark