×
  • Sport
  • Botërori 2022

    “L’Equipe”: “Arbitri meriton 2-sh, duhet të anullonte golin e tretë të Argjentinës, kjo është arsyeja…”

    Insajderi
    19 December 2022 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Argjentina feston fitimin e Botërorit, shumica neutrale shijuan finalen emocionuese që ofruan dy skuadrat, por në Francë po “vlojnë” për arbitrin e ndeshjes, Marciniak dhe VAR.

    Gazeta franceze e ka vlerësuar vetëm me “2” arbitrin polak, i cili sipas të gjitha përllogaritjeve të tyre e ka trajtuar peshën speciale të ndeshjes në mënyrë shembullore dhe “goditi” sërish me… mendje të pastër, duke argumentuar se goli i dytë i Lionel Messit në shtesë, nuk duhet të konsiderohet gol.

    Arsyeja; Prania jonormale e zëvendësuesve të Argjentinës në fushë, të cilët nuk mund t’i rezistonin nxitimit drejt Messit, fraksione të sekondës para se të shënonin golin për 3-2 në kohën shtesë.

    Në thelb, media franceze ka përdorur një imazh të publikuar në rrjetet sociale që tregon fushën nga lart, duke konfirmuar rregulloren që thotë se nëse një nga lojtarët apo stafi i ekipit që shënon gol në të njëjtën fazë, hyn në fushën e lojës, gjyqtari duhet të anulojë golin përpara se të vazhdojë ndeshjen.

    Rregullat e futbollit do t’i jepnin Marciniak të drejtën për ta mohuar zyrtarisht këtë gol, në një fazë që realisht vetëm VAR mund të kishte një mendim të tillë dhe është një gjilpërë në kashtë, por siç parashikon edhe rregullorja, që nga momenti kur ndeshja ka rifilluar, goli llogaritet si normal dhe gjyqtarit i kërkohet vetëm të sigurohet që personi shtesë është jashtë fushës së lojës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark