×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Letërsia shqipe do të jetë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Kajro

    Insajderi
    23 September 2023 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas një njoftimi zyrtar të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, me seli në Tiranë, letërsia shqipe do të jetë pjesë e edicionit të pesëdhjetë e katërt të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Kajro.

    Edicioni i lartcekur do të mbahet gjatë vitit 2024 në kryeqytetin e Egjiptit, ku prania e letërsisë shqipe do të ndikojë që krijuesit shqiptarë të njihen nga lexuesit egjiptasë.

    Një gjë e tillë u bë e ditur nga një takim zyrtar në mes të drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, znj. Alda Bardhyli, dhe ambasadorit të Egjiptit në Tiranë, z. Mohamed Mostafa Heider.

    Në këtë takim u diskutua për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, sikurse është Panairi i Librit në Kajro, por dhe për vijimin e bashkëpunimit, për të patur sa më shumë autorë shqiptarë në gjuhët arabe.

    Panairi i lartcekur në kryeqytetin egjiptas vlerësohet si një nga panairet dhe organizimet më të mëdha të librit në botë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark