×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Letra e Faik Konicës për Milto Sotir Gurrën

    Insajderi
    21 October 2023 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dashur Milto,

    Dy fjalë me vrap të pendës. Letrat tënde i mora, të parën me një vonim mjaft të madh. Më falë që s’u përgjigja gjer më tani: më duket sikur më është mpirë edhe dora, edhe vullneti. Por kujtimi im për mikun e larkmë s’përton: është përditë me ty atje në mes të pyllit…

    S’di a ke haber nga ndryshimet e mëdha që janë bërë që kur ike? Bolshevizmi i proklamuar zyrtarisht në Hungari, këtu paratë e huaja dhe ari të zëna nga qeveria, marrëdheniet diplomatike të prera …etj. Me frikë të madhe i prisha paratë e tua.

    Me gjithë këto, s’hoqa dorë nga muzika dhe kam shkuar në 14 koncerte që kur ike nga Vjena. Dëgjova ca sonata për piano të Scarlattit, të lozura nga Moriz Rosenthalit; katër simfoni të Mahlerit, të 5-n nën Bruno Walteri-n, të 4-n nën Konorath-in, të 3-n nën Waingarter-in, të 1-n nën Nedbal-in (e para dhe e katërta më pëlqyen më tepër; fundi i së katërtës që përshkruanin muzikën që dëgjohet në parajsë është me të vërtetë i perëndishëm); oratorion e Haydn-it “Krimi” (më pëlqeu aq shumë mënyra me të cilën u këndua sa u kthyesh pas ca ditë dhe e dëgjova për së dyti; stapin e kish në dorë prof Hans Vagner); Sonatën e Kreutzerit (violinist i binte Aubermani, pianos Backhaus-i) të I-n e Bethovenit nën Weingartner-in edhe Erotikën nën Sporin; variacionet simfonike për piano dhe orqestrë të Çezar Franku-t dhe më në funt, po mi krye e sipër një kantatë të qiellëshme të Bach-ut e këndoi baritoni i ngrohtë Pal Bender në stapin e magjepsur të Nedbal-it.

    Yti me zemër,

    Faik Konica

    Më 26 mars 1919 /Hejza/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark