×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Fol: Qeveria nuk realizoi as gjysmën e objektivave në 2015

    Insajderi
    31 March 2016 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës nuk i ka realizuar 65% të objektivave të parapara për vitin 2015.  Këto janë të gjeturat nga Lëvizja FOL nxjerrë sot nga monitorimi një vjeçar i planit të qeverisë për vitin 2015, përmes projektit “Matësi i së vërtetës”.

    Sipas tyre, Qeveria ka arritur të realizojë 57 premtime nga 160 sa kanë qenë të parapara në Planin Vjetor të Punës për vitin 2015.

    Nga 20 ministri vetëm dy prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje në pyetësorët e dërguar nga Lëvizja FOL, ato janë: Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

    Ministritë me më së shumti premtime të mbajtura janë: Ministria e Financave(8 nga 11 premtime), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(6 nga 10 premtime) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(6 nga 8 premtime).

    Ministritë me më së shumti premtime të thyera janë: Zyra e Kryeministrit, (nga 16 premtime 11 janë të pa realizuara), Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ( nga 10 premtime 9 kanë mbetur të pa realizuara), dhe Ministria e Drejtësisë(nga 9 premtime 7 kanë mbetur të pa realizuara).

    Ministritë që nuk kanë përmbushur asnjë premtim janë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Infrastrukturës./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark