Bayern Munichut i ka takuar kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”.
Me atë çfarë është parë në fushë, “bavarezët” fituan lehtësisht me rezultat 0-3.
Golin e parë Bayernit ia siguroi Thomas Muller nga distanca kur po rrjedhte minuta e 33-të e takimit.
Për golin e dytë u desh të pritet minuta e 56-të që Lewandowski ta dërgonte topin në rrjetë pas tentimit të parë që përfundoi në shtyllë.
Ishte po i njëjti lojtar që e “nokautoi” ekipin blaugrana që duket se ende po e vuajnë mungesën e Lionel Messit që u transferuar te PSG-ja.
Kampionët gjermanë ishin dominues në të gjitha aspektet, duke filluar nga posedimi i topit e deri te goditjet në portë dhe jashtë saj.
Kësisoj, me këtë fitore Bayerni e kryeson Grupin E