Super-ylli i futbollit, Robert Lewandowski tha se mund të luajë futboll aktiv edhe për tre ose katër vitet e ardhshme.
Kjo do të thotë se sulmuesi polak synon të dalë në pension pak para se të mbushë moshën 40-vjeçare.
“Unë nuk mendoj për atë që kam fituar tashmë ose atë që kam bërë tashmë. Unë ende e kam atë ndjenjë dhe atë pasion brenda meje”, ka thënë sulmuesi i Barcelones.
“Mendoj se mund të luaj futboll edhe për tre apo katër vjet, sepse fizikisht ndihem shumë mirë”, përfundoi sulmuesi polak.
Lewandowski ka një kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2026. Deri më tani ka shënuar 41 gola në karrierën e tij në Barcelonë, ndërsa ka luajtur 63 ndeshje në të gjitha garat.