Dy gazetarët kosovarë që punojnë në Bruksel, Gjeraqina Tuhina dhe Augustin Palokaj kanë bërë analizën e tyre rreth temës për liberalizimi e vizave për Kosovën.
Ata deklaruan se në rast të tensionimit të situatës në veri të vendit mund të ketë ndikim te shtet skeptike që deri tash nuk e kanë përkrahur lëvizjen e lirë të kosovarëve pa viza.
Tuhina me këtë rast se lufta në Ukrainë, agresioni ruse si dhe plotësimi i kritereve e kanë shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton EO.
“Në sytë tanë rreziqet eventuale kanë pas me ndonjë lidhje jo formale të liberalizimit me procesin e dialogut dhe jo asaj që ndodhi më vonë. Çfarë ndodhi më vonë ishte 13 tetori dhe fjala ETIAS ishte fjala më e kërkuar në Kosove në Googel. Diçka e papritur po jo e palogjikshme”, tha ajo.
Ajo tha se grupi punues i Komisionit Evropian pritet të takohet më 16 nëntor ku do të procedojë dokumentin për liberalizimin e vizave.
Prandaj sipas saj, nëse nuk do të ketë kundërshtime nga shtetet anëtare, pritet që nga 1 dhjetori i vitit 2023 kosovarët të lëvizin pa viza.
“Kanë tregu përafrim të qëndrimeve të një grupi tjetër të shteteve që kanë insistuar që më gjithë atë kosovarët pavarësisht ETIAS-it ta kenë edhe datën e qartë se kur është momenti i fundit që të nis liberalizimi i vizave. U gjete një formulim i kompromisit në mesë të dy grupeve të shteteve”.
“Formulimi i cili përfshin zbatimin e liberalizimit e vizave me ETIAS-in plotësisht operacional, në rast zvarritjeve kosovarët e kanë 1 dhjetorin si afat të fundit kur do ta gëzojnë lirinë e lëvizjes. Tani kjo procedurë është në procedurë të heshtur, kemi edhe dy ditë deri të mërkurën deri në orën 14 që shtetet anëtarë ta miratoj këtë tekst. Nëse deri të mërkurën as një shtet nuk ka vërejtje teksti konsiderohet i miratuar”, tha ajo.
Gazetari Augustin Palokaj, tha se nuk beson që dialogu ka qenë pengesë për liberalizim të vizave.
Ai u shpreh se tani është koha e fundit e ankimit dhe vajtimit për mosliberalizim, ngase sipas tij, është koha e numërimit të ditëve kur do të ndodhë liberalizimi.
“Zakonisht në BE nuk ekziston një arsye por shumë, situata ne Ukrainë ka bërë që të shtyje procesin e liberalizimit po ashtu edhe plotësimi i kritereve nga Kosova dhe vazhdimin përmbushjes së kritereve. Fakti se janë bindur se Kosova edhe pse nuk ka liberalizmi ka suksesin më të madh në pranimin e atyre që ilegalisht kanë qëndruar në BE”.
“Unë besoj që tash prej vajtimi dhe ankimit po hyjmë në një fazë të numërimit, numërimit të ditëve që do të liberalizohen vizat. Nuk besoj që liberalizimi ka qenë i lidhur me dialogun. Unë jam i bindur që demarkacioni nuk ka qenë farë i lidhur me liberalizim, por është përdorur. Këtë e pamë kur ndodhi demarkacioni dhe nuk ndodhi liberalizimi. Dialogu nuk ka ndikim por tensionet e dialogut mund të kenë ndikim tekë të huajt. Nëse kalon propozim i grupit punues atëherë kjo do të hyje në fuqi me 1 dhjetor të viti tjetër”, tha ai.
Jeta Tela, shefe e Kabinetit e ministrit të Punëve të Brendshme, tha se kjo ministri ka pasur bisedime të rregullta për çështjen e procesit të liberalizimit të vizave me shtete anëtare e sidomos me Francën.
“Është e vërtet se ne si ministri kemi filluar të punojmë shumë ngushtë me të gjitha shtetet anëtare dhe me ato shtete që kanë qenë me skeptike për liberalizim, e këtu e kam fjalën për Francën. Ne që nga qershori i vitit të kaluar që kemi pasur takimin e parë, ministria e brendshëm e Kosovës me ministrin e brendshme të Francës, e kemi diskutuar të gjitha këto hezitime që atë kanë pasur në raport me Kosovën”.
“Kemi vazhduar me takime në vazhdimësi gjatë këtyre muajve. Kemi pasur edhe një delegacion nga Franca. Aty u diskutuat rëndësia për ta shtyrë përpara liberalizimin e vizave. U dakorduam që shumë shpejt këtë ta kthejmë në një planë. Gjatë kësaj vizite kemi marr një fed-bac pozitiv dhe besoj që kjo do të kompletohet në javët dhe muajt në vazhdim”, tha ajo.
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), tha se pengesë e liberalizimit të vizave kanë qenë dialogu, konsensusi politik si dhe sundimi i ligjit, raporton EO.
“Çfarë mund të na shërbej liberalizimi i vizave që të nxjerrim disa mësime që do të aplikohen në procesin tonë integrues që do të na përcjellin për anëtarësim në BE. E para, procesi i liberalizimit të vizave sikur se agjenda integruese, që në zanafillë të saj ka qenë e lidhur me dialogun. E dyta, kush ka qenë problemi për liberalizim. Në vitin 2016, nuk ka qenë problem demarkacioni”.
“Për shkak të mungesës së konsensusit për interesa politike në vitin 2016 e humbëm liberalizimin e vizave. Gabimi i tretë është sundimi i ligjit, përkundër marrëveshjes së ratifikuara liberalizimi nuk ndodhi. Duke shikuar mbrapa në kohë duhet të kujdesemi që të mos bëjmë gabime në të ardhmen”.