×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ndodhë këtë vit”

    Insajderi
    05 October 2022 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit, kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann 

    Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri.

    Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark