×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Liberalizmi i vizave “bllokon” qendrën e regjistrimit në kryeqytet – kaq persona aplikuan për pasaporta për 2 ditë

    Insajderi
    05 January 2024 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë pas liberalizimit të vizave është rritur dukshëm. Në Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) thonë se këto për dy ditë të janarit, numri i qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë ka shkuar në 7 mijë e 400.

    Kryeshefi ekzekutiv i ARC-së, Blerim Camaj, ka thënë se gjatë vitit 2023, janë pajisur rreth 300 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në muajin dhjetor, ky institucion i ka lëshuar më shumë se 30 mijë pasaporta.

    “Gjatë vitit 2023 dikund rreth 300 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë pajisur me pasaporta, ndërsa në vitin 2023 në muajin dhjetor shihet një rritje më e madhe kështu që në muajin dhjetor i kemi dikund mbi 36 mijë pasaporta të lëshuara”, u shpreh Camaj për EO.

    Camaj ka thënë gjatë dy ditëve të fundit të janarit, ARC-ja i ka pajisur me pasaporta 7 mijë e 400 qytetarë.

    “Vetëm në këto ditë të janarit do të thotë më 3 dhe 4 janar është dikund rreth 7400 qytetarë që kanë aplikuar. 4 mijë kanë apliku me datën 3 janar, ndërsa 3400 më datën 4 janar”, ka deklaruar Camaj.

    Ndërsa, Camaj ka thënë se interesimi i qytetarëve serb për t’u pajisur me pasaporta është në rritje.

    “Numri i pasaportave serb nuk i ndaj sistemet nuk i ndaj serb e shqiptarë por me komunat me shumicë serbe por edhe atje është në rritje kërkesat e komunave veriore”, u shpreh ai.

    Ndërsa qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, kanë pasur mendime të kundërta sa i përket liberalizimit të vizave.

    “Me mujt me nejt këtu boll mirë jem, hiç askund, le të na vizitojnë ata neve, djemtë i kam unë këtu e as ata nuk e kanë nijetin me shku, edhe me i lut nuk dojnë”, u shpreh Elmi Rrahmani.

    Ndërsa Agim Hasani, tha se as nuk e ka për qëllim lëvizjen në zonën Shengen.

    “Jo, sepse skam nevojë, më mirë e kam në Kosovë, me vizitu një e dy ditë, nuk jemi përgatit me pasaporta e as nuk e kemi nijet, djali i madh më ka shkua dje e më kthehet”, tha Hasani.

    E Avdullah Ibishi nuk ka fort interesim për t’u pajisur me pasaportë.

    “Jo as pasaportë s’kam, nuk dua e kurrë se kam nxjerr deri tash e as tash nuk dua, e as fëmija s’kanë qejf me vizitu, për ashtu shkojnë në Shqipëri”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark