×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Libri “41 sekrete” i Ben Blushit shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”

    Insajderi
    02 June 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Libri “41 sekrete” i Ben Blushit shpallet fituesi i çmimit “Lumo Skëndo”, që është vlerësimi më i madh për një vepër në fushë e eseistikës dhe publicistikës shqiptare.

    Ky shpërblim jepet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me seli në Tiranë, që është shndërruar në një institucion të promovimit të librit shqip, qoftë atij artistik, shkencor apo publicistik.

    Çmimi iu dorëzua djalit të shkrimtarit Nik Blushi nga fituesja e edicionit të kaluar, Lea Ypi, e cila ishte shpërblyer për librin e saj “Të lirë”.

    Juria e këtij edicioni përbëhej nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Monika Stafa dhe Ardit Bido.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark