×
  • Lajme
  • Insajderi

    Liburn Aliu komenton aksionin ‘Brezovica’, ku u arrestua dhëndri i tij

    Insajderi
    12 October 2022 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka komentuar aksionin “Brezovica”, ku u arrestua dhëndri i tij, njëherit asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

    Anipse ndër të arrestuarit është edhe dhëndri i tij, i pyetur se si e komenton aksionin ‘Brezovica’, Aliu u përgjigj se e sheh si aksion shumë të qëlluar.

    Pa thënë as një fjalë për asamblistin Lahu, Aliu potencoi se aksioni është duke pasur efektin e vet,

    “Sa i përket aksionit në Brezovicë është aksion jashtëzakonisht i qëllum dhe është duke e pasë efektin e vet” – tha Aliu.

    Ndërsa i pyetur se pse nuk ka vepruar inspektorati në aksionin e konfiskimit të vilave në Brezovicë, ai ka thënë se ndërtimet janë të natyrave të ndryshme.

    “Përpos ndërtimeve pa leje janë hidrocentralet, prerja e pyjeve. Kur flasim për Brezovicën ka një dallim esencial mes pjesës se Brezovicës dhe pjesëve tjera“.

    Gjersa ka shtuar se dualizmi i kompetencave me komunat ka qenë shkaktari kryesor për këtë problem

    Ndryshe, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu u arrestua me datë 21 shtator pas një operacioni që lidhet me rastin “Brezovica”. Dy ditë më vonë, Lahu u suspendua edhe nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e kishte bërë të ditur Vetëvendosje, e cila ka thënë se deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve, Berat Lahut i suspendohet anëtarësia.

    Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut, si drejtor i KEDS-it për distriktin e Ferizajt, dyshohet se ka fituar si dhuratë një tokë në vlerën e 20 mijë eurove, në këmbim të lidhjes së rrjetit të energjisë për vilat që po ndërtoheshin në zonën e mbrojtur me ligj në Brezovicë.

    Lahu sipas dosjes së Prokurorisë që e kishte siguruar Gazeta Insajderi, ka kërkuar ryshfet në shumën prej 60 mijë eurove për të ndikuar tek zyrët e KEDS në Prishtinë. Me këto dy veprimi Lahu dyshohet se ka kryer vepren penale “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra penale “Ushtrim i ndikimit” mund të dënohet  me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark