×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lideri taleban reagon pas deklaratës së princ Harryt për vrasjet në Afganistan: Ishin njerëz, jo gurë shahu

    Insajderi
    06 January 2023 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme mediat britanike bënë publike pjese nga libri i princ Harryt dhe ndër të tjera ishte dhe një rrëfim i dukës së Sussex, që shprehej se kishte vrarë 25 ushtarë talebanë në Afganistan.

    Pas kësaj deklarate ka reaguar një udhëheqës i lart i talebanëve, duke i thënë Princ Harryt se militantët që ai vrau në Afganistan “nuk ishin gurë shahu, por njerëz”.

    Anas Haqqani shkroi në Twitter: “Zoti Harry! Ata që vratë nuk ishin gurë shahu, ata ishin njerëz; ata kishin familje që prisnin kthimin e tyre. Midis vrasësve të afganëve, jo shumë e kanë dinjitetin tuaj për të zbuluar ndërgjegjen e tyre dhe për të pranuar krimet e tyre të luftës”.

    Më herët, një ish-oficer i lartë i ushtrisë tha për Sky News se komentet e Harry ishin “të pagjykuara” dhe mund të nxisnin një sulm ndaj ushtarëve britanikë.

    Koloneli Richard Kemp, i cili mori komandën e forcave britanike në Afganistan në vitin 2003 para daljes në pension, tha se rrëfimi i princit që ushtarët britanikë të trajnohen për t’i parë armiqtë e tyre si “më pak se njerëz” ishte veçanërisht i rrezikshëm.

    Kolonel Kemp tha gjithashtu se njerëzit që mbështesin talebanët tani mund të “motivohen për të vrarë Harryn” për shkak të kujtimeve që janë “ringjallur” nga komentet e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark