×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit habit me nivelin e servilizmit ndaj Agim Ademit

    Insajderi
    26 January 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një komunikate për media, Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth FFK-së. LRF ka habitur me deklaratën. Ata kërkojnë që Agim Ademi të lihet i qetë.

    Sipas tyre, ka persona që nuk ia duan të mirën futbollit dhe po mundohen ta “shkatërrojnë” atë që është ndërtuar për shumë vite.

    Ata i kanë bërë thirrje Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që ta ndihmojnë futbollin.

    Përpjekjet dashakeqe nga njerëz të pandërgjegjshëm që vetëm për interesa të ngushta të tyre dëshirojnë me e kthy futbollin kosovar në kohën e paralelizmit të pushtetit të atëhershëm dhe me qu dëm një punë të madhe që është bërë ndër vite duke shkaktuar kështu pasoja të mëdha për ardhmërinë e futbollit e duke dashur të shuajnë ëndërrën e mijëra fëmijëve” – shkruhet ndër tjerash.

    Komunikata e plotë e LRF Prizren:

    LRF në Prizren dhe Bordi i saj, ka kohë që përcjell nga afër ngjarjet e fundit që po zhvillohen rreth FFK-së dhe tendencave për mos licencim të saj, e së fundmi edhe opinioneve të shumta për Kuvendin e jashtëzakonshëm nga njerëz që më së paku e dojnë të mirën e futbollit.

    Mos të harrojmë se FFK-ja që nga momenti i pranimit nga shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA, ka bërë një punë kolosale në avancimin e futbollit kosovar, rezultate të cilat janë të pamohueshme dhe kjo dëshmohet me vet faktin e vizitës Presidentit të FIFA-së, Gianni Infantino dhe Presidentit të UEFA-së, Aleksandër Ceferin.

    Përpjekjet dashakeqe nga njerëz të pandërgjegjshëm që vetëm për interesa të ngushta të tyre dëshirojnë me e kthy futbollin kosovar në kohën e paralelizmit të pushtetit të atëhershëm dhe me qu dëm një punë të madhe që është bërë ndërvite duke shkaktuar kështu pasoja të mëdha për ardhmërinë e futbollit e duke dashur të shuajnë ëndërrën e mijëra fëmijëve.

    LRF në Prizren me lutjet më të mëdha bën apel tek të gjithë ata që me qëllime të caktuara dëshirojnë të shkaktojnë probleme që mund të jenë me pasoja fatale për futbollin tonë, të tërhiqen dhe ta lëjnë të qetë FFK-në dhe Kryetarin Ademi që të vazhdoj me punë, sepse jemi shembull suksesi në regjion e më gjerë për punë të mira të kryera.

    MKRS dhe çdo instance tjetër duhet të jenë aleat me FFK-në, ta ndihmojnë futbollin, ti ndihmojnë Klubet dhe çka është më e rëndësishme mos të lejojnë të shuhet ëndrra e fëmijëve tanë që nesër të jenë ambasadorët më të mirë të vendit përmes futbollit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark