×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ligjerata “Ky nuk është shteti i Tagutit”, eksperti i sigurisë ka një thirrje për BIK-un

    Insajderi
    08 December 2023 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi ka reaguar pasi tema e Bashkësisë Islame të Kosovës e rekomanduar për ligjeratë “Kosova nuk është shtet i Tagutit”, nuk është respektuar nga shumë xhami në territorin e Republikës së Kosovës.

    Sipas Elezit BIK-u duhet urgjentisht të siguroj informacionet e nevojshme se në cilat xhami nuk u ligjerua kjo temë.

    “BIK-u duhet urgjentisht të siguroj informacionet e nevojshme se në cilat xhami nuk u ligjerua kjo temë. dhe të veproj konformë normativave të BIK-ut apo detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore, ngase imamët të cilët nuk kanë të ligjeruar këtë temë janë pro veprimëve si grabitja në Suharekë”, ka thënë Elezi.

    Më tutje ai ka thënë se nxitja nga persona me qasje radikale për përvetsimin e pasurisë së qytetarëve të cilët nuk janë praktikues të Islamit mbështetet nga shërbimet sekrete ruse dhe serbe.

    “Nxitja nga persona me qasje radikale për përvetsimin e pasurisë të qytetarëve të republikës së Kosovës, të cilët nuk janë praktikues të Islamit mbështetet nga shërbimet sekrete ruse FSB dhe ajo sërbe BIA”.

    Rikujtojmë se Bashkësia Islame iu ka dhënë instruksione imamëve se për çka duhet të flasin këtë të premte para xhematit.

    Tema e cila u diskutua sot ndërlidhet me grabitjen e fundit në Suharekë, ku u përfol mundësia se feja islame lejon “grabitjen”.

    BIK ka theksuar se ky nuk është “Shtet i Tagutit”, shtet ku do të lejohej të dëmtohet e përvetësohet pasuria e tjetrit.

    Qëllimi i kësaj ligjerate të BIK-ut ishte të kundërvihen zërat e lëvizjet ekstreme.

    Njoftimi i plotë:

    “Efendiler te nderuar,

    Shtetin duhet ta mbrojmë të gjithë, sepse është ndertuar me sakrifica te medha te brezave. Shteti yne eshte shtepia jonë e përbashkët. Askush nuk ka të drejtë që ta demtoje e përvetësojë pasurinë publike, apo t’ia marrë dikujt tjetër, me idenë se është ‘shtet i tagutit’. Ky nuk është ‘Shtet i Tagutit’, por është shtet i jonë që e kemi e arrit me shumë mund e sakrifica, ndersa themelet e ketij shteti i kemi ujitur me gjakun e shehidëve tane.

    Qëllimi është t’i kundërvihemi zerave e lëvizjeve ekstremiste radikale, që po e lejojnë pasurinë e huaj ne emer te fese islame. Ky mesazh te përcillet me urtesi, si rrjedhë e hytbes. Ju faleminderit per mirekuptimin.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark