×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Ligji e mundëson, deputeti e refuzon” – PSD me aksion para Kuvendit për faljen e gjobave gjatë pandemisë

    Insajderi
    21 October 2022 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet simbolik para Kuvendit, me slloganin “Kuvend Jodemokratik”, shkruan Insajderi.

    Gjatë këtij aksioni, Nol Nushi, ka kritikuar qasjen e Kuvendi për mosdiskutim në seancë të Projektligjit për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.

    “E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë”.

    “Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht kryeparlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjerë sesa formaliteti i shtruar në institucione”.

    Sipas Nushit, përfaqësuesit e Kuvendit janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.

    “Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark