×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kurti po bën rima, është zhytyr në gënjeshtër e mashtrim

    Insajderi
    30 October 2023 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj po pretendon se kryeministri Albin Kurti është zhytur në gënjeshtër e mashtrim.

    Limaj thekson se me qasjen e tij të fundit pas takimeve në Bruksel, kryeministri po bën rima e lojëra fjalësh.

    “Kurti është zhytur në gënjeshtër e mashtrim, si ka mbetë gjë tjetër përveç me u marrë me rima e lojra fjalësh”, thotë Limaj për Gazeta Blic.

    Sipas tij, Kurti po mundohet ta mbulojë të vërtetën e hidhur që sipas tij është pranimi i ‘Zajednicës’.

    “Këtë po e bën që ta mbulojë të vërtetën e hidhur, Zajednicën, pa njohje as në qendër e as në periferi”, thotë tutje Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark