×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Limaj me kritika për opozitën, shkak fjalimi i Kurtit në Kuvend

    Insajderi
    20 April 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar deputetë e PDK-së e LDK-së për shkak të fjalimit të kryeministrit Kurti sot në Kuvend, shkruan Insajderi.

    Limaj ka thënë se opozita është dashur ta lëshojë sallën kur Kurti tha se Blerim Isufaj nuk do të emërohet kryeprokuror.

    Sipas tij Kurti e ka shkelur Kushtetutën me këtë deklaratë dhe se opozita duhet të reagonte.

    “Edhe opozita është fajtore për atë fjalimin e Kurtit, është dashur të lëshojë sallën”, tha ai në T7.

    Janë fajtorë pasi kur kryeministri bën këso fjalime atëherë ai atakon Kushtetutën dhe kjo është e dëmshme. Ne nuk dimë ende si funksionon shteti i së drejtës dhe ligji, andaj kemi këso probleme”, u shpreh Limaj përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark